Lidhje

SHBA, Rusi, bisedime produktive për programin START


Negociatorët amerikanë dhe ata rusë thonë se kanë zhvilluar një raund përfundimtar bisedimesh produktive, lidhur me një marrëveshje, e cila do të zëvendësojë Traktatin e Pakësimit të Armëve Strategjike të vitit 1991, që skadon në muajin dhjetor. Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Rose Gottemëller dhe zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse Anatoli Antonov, bënë deklaratën e tyre pas bisedimeve që patën në Romë.

Zyrtarët thonë se një tjetër raund bisedimesh do të mbahet muajin e ardhshëm në Washington. Në fillim të muajit, Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij rus Dmitri Medvedev shprehu shresë për arritjen e një marrëveshjeje mbi zgjerimin e afatit të traktatit dhe për pakësimin e inventarit të armëve strategjike me rreze të gjatë veprimi.

Në një deklaratë që bënë të dy udhëheqësit pas bisedimeve në Londër, i udhëzuan negociatorët të dalin me një raport deri në korrik, kur zoti Obama do të vizitojë Rusinë.
Në një deklaratë të përbashkët, të dy presidentët shprehën gatishmërinë “për të kapërcyer mentalitetet e Luftës së Ftohtë dhe për një fillim të ri” në marrëdhëniet dy-palëshe.//lk


XS
SM
MD
LG