Lidhje

Sri Lanka: Shpallet armpushimi nga organizata "Tigrat Tamilë"


Kryengritësit e organizatës "Tigrat Tamilë" shpallën një armpushim të njëanshëm dhe thanë se do t’i ndalojnë luftimet për të lejuar që punonjësit e ndihmave humanitare të ndihmojnë civilët në këtë zonë lufte. Qeveria e Sri Lankës e kundërshtoi menjëherë ofertën.

Sekretari i Mbrojtjes i Sri Lankës tha se kryengritësit duhet të dorëzohen. Zëdhënësi i OKB-së i tha Zërit të Amerikës se situata në Sri Lanka përbën "krizën më të vështirë humanitare aktualisht në botë”.

Ndërkohë përfaqësuesi më i lartë i OKB-së për çështjet humanitare Xhon Holms ndodhet në Sri Lanka ku po takohet me zyrtarë në Kolombo. Ai po u bën thirrje udhëheqësve të lejojnë që punonjësit e ndihmave të shpërndajnë ndihmat për dhjetëra mijëra vetët në nevojë.//ek

XS
SM
MD
LG