Lidhje

Përkeqësohet liria e shtypit - Italia, Izraeli, Hong Kongu, gjysmë të  lira


Organizata Feedom House nxori sot raportin e saj vjetor për lirinë e shtypit nëpër botë në të cilin thotë se gazetarët kanë punuar në kushte gjithnjë e më të vështira në vitin 2008 dhe konkludon se për të shtatin vit radhazi liria e shtypit është përkeqësuar, madje vërren se ajo është keqësuar për herë të parë në çdo rajon të botës.

“Profesioni i gazetarit është vështirësuar sëtepërmi dhe përpiqet të mbijetojë ndaj shtimit të presionit të qeverive, aktorëve të tjerë të fuqishëm dhe krizës ekonomike globale”, thotë Xhenefër Uindsër, drejtoreshë ekzekutive e organizatës.

Kjo prirje regresive, vërren Freedom House, i ka kapërcyer kufijtë e shteteve tradicionalisht totalitare, dhe këtë herë Italia, Izraeli dhe Hong Kongu kanë rënë nga kategoria e vendeve ku shtypi është i lirë në atë të vendeve ku shtypi është gjysmë i lirë.

Në raportin e këtij viti Shqipëria mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, por në rang botëror ngrihet nga vendi i 105-të në vendin 101,me të njejtin numër pikësh, 50.Në rang rajonal Shqipëria është përsëri në vendin e 16-të. //iç//

XS
SM
MD
LG