Lidhje

BE, takim partneriteti me 6 republika ish-sovjetike


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e 6 republikave ish-sovjetike filluan një takim të nivelit të lartë në Pragë me synimin për të përmirësuar lidhjet politike e ekonomike.

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në një kohë të krizës ekonomike në botë.

Bisedimet përqëndrohen në projektin e partneritetit të Bashkimit Evropian, që përfshin bllokun me 27 vende anëtare si dhe Armenia, Azerbaixhani, Bjellarusia, Gjeorgjia, Moldavia, dhe Ukraina. Rusia e ka kundërshtuar këtë projekt, të cilin e shikon si përpjekje për dobësuar ndikimin e saj.

Aleatët e Moskës, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko dhe homologu i tij moldavian Vladimir Voronin, nuk marrin pjesë.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, anulloi pjesëmarrjen pas një zjarri serioz në qytetin Dnipropetrovsk. //ad//

XS
SM
MD
LG