Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje disa qindra pjesëtarëve të
policisë nga radhët e komunitetit serb që të kthehen në vendet e tyre
të punës, në të kundërtën do të përjashtohen. Afati për një vendim të
tillë është caktuar të jetë 15 maji. Që prej më shumë se 14 muajsh disa
qindra policë nga radhët e komunitetit serb vazhdojnë të paguhen nga
buxheti i Kosovës, ndonëse kanë bojkotuar vendet e punës në shenjë
pakënaqësie me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.