Lidhje

Bajden në Serbi, në përpjekje për përmirësimin e lidhjeve


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden ndodhet në Serbi në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet me këtë vend ballkanik pas acarimeve lidhur me Kosovën.

Zoti Bajden zhvilloi bisedime me Presidentin serb Boris Tadiç sot në Beograd. Ndërkaq, anëtarë të Partisë Radikale në opozitë në një sesion të parlamentit ngritën pankarta kundër Bajdenit, ku e quanin "plehër fashiste," një demonstrim i mosbesimit që ushqejnë shumë serbë për Shtetet e Bashkuara.

Mosbesimi e ka zanafillën në fushatën ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund fushatës serbe të spastrimit etnik.

Shtëpia e Bardhë thotë se nënpresidenti Bajden ka në plan të theksojë se nuk pret nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por të nënvizojë se Uashingtoni pret nga Beogradit të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për të përmirësuar gjendjen në vend. Nesër nënpresidenti shkon në Kosovë. //ad//

XS
SM
MD
LG