Lidhje

Jeta private në Turqi, e kërcënuar nga përgjimet e shtetit


Në Turqi njoftimi i muajit të kaluar nga ministria e drejtësisë se 70 mijë telefona janë përgjuar nga shteti gjatë tre vjetëve të fundit ka provokuar një debat të madh. Shumë nga përgjimet lidhen me një hetim në vazhdim dhe me gjykimin nën akuzat për komplot të një grupi nacionalist laik të njohur me emrin Ergenkon, për të rrëzuar qeverinë me islamike që tani kontrollohet nga partia AK. Por siç njofton Dorian Jones nga Stambolli, ka një perceptim në rritje se hetimi mund ta kthejë Turqinë në një shtet autoritar.

Ugur Dundar është një nga prezantuesit më të famshëm dhe më të respektuar të lajmeve në Turqi. Këtu ai po hedh akuza kundër qeverisë dhe prokurorëve shtetërorë në programin e tij që jepet në orët më të shikuara të mbrëmjes.

Ai thotë se Turqia është bërë një vend autoritar, pa respekt për privatësinë apo drejtësinë. Programi “bërtitmat” siç njihet ai, pasoi publikimin e bisedave telefonike që Dundari ka patur me gruan e tij.

Ato janë regjistruar si pjesë e një hetimi dy vjeçar të ashtuquajtur grupi Ergenekon, për një komplot siç thuhet nga laikët për të rrëzuar qeverinë me bazë islamike. Grupi që hetohet besohet të jetë një organizatë laike ultranacionaliste që ka lidhje me anëtarë të ushtrisë turke.

Hetimi ka vënë në siklet turqit laikë të cilët janë kritikë ndaj qeverisë. Nuray Mert është profesor i shkencave politike dhe opinionist.

"Në se ke një mënyrë jetese laike dhe mendon se të kërcënohet, ndjehesh se je personalisht i kërcënuar. Dua të them se asnjë person nuk do të arrestohet pasi është laik, por kjo është mënyra sesi po perceptohet gjendja. Gjithnjë e më shumë këta njerëz, ndjehen si pakicë në Turqi. Tani laikët kanë filluar të mendojnë se çdo gjë mund t’u ndodh dhe ndoshta një ditë do të përfundojnë në burg. Ky është perceptimi, qoftë i drejtë apo i gabuar."- tha ai.

Këto shqetësime janë shtuar me pranimin nga ana e qeverisë se 70 mijë linja telefonike janë përgjuar nga policia.

Shumë nga ata që janë përgjuar janë pjesë e hetimit të gati 200 njerëzve që po gjykohen ose janë akuzuar për komplot për të rrëzuar qeverinë.

Akuzat kundër tyre përfshijnë mijëra faqe tekste të bisedave të regjistruara, shumë prej të cilave janë të natyrave shumë personale me bashkëshortët e tyre.

Përdorimi i gjerë i përgjimit ka çuar në rritje të shitjes së pajisjeve që bllokojnë përgjimin e telefonave. Një nga shitësit më të mëdhenj të këtyre pajisjeve është digitakal.com. Kerem Birol është drejtuesi i shitjeve të kompanisë.

Zoti Birol thotë "se ka patur rritje të shitjeve gjatë dy muajve të fundit – ndoshta 100 përqind rritje. Pasi u njoftua se qeveria po përgjonte telefonat njerëzit fillua të kishin dyshime, thotë Birol. Sfera e hetimit vazhdon të zgjerohet dhe ka zhvillime të reja thuajse çdo javë".

Një kanal televiziv shfaqi kohët e fundit xhirime të drejtëpërdrejta të zbulimit të një depoje sekrete armësh që hetuesit pretendojnë se është pjesë e planeve konspirative për të vrarë figurat kryesore të qeverisë.

Qeveria thotë se zbulimet tregojnë seriozitetin e konspiracionit. Kryeministri Reçep Tajip Erdohan sulmoi kritikët e hetimit.

"Kush kërkon ta bllokoi këtë dhe përse. Ai thotë se ka akuzat serioze prësa i përket aktivitetit kriminal sipas kushtetutës dhe ligjeve turke. Ai thotë se Turqia ka një sistem ligjor që kërkon ndjekjen dhe hetimin e këtyre akuzave
" tha kryeministri turk Erdohan.

Por hetimi është i polarizuar. Shumë kritikë të qeverisë thonë se po jetojnë me frikë. Një prej tyre është shkrimtarja Mine Kirikannat.

Ajo thotë "se është e frikësuar ashtu si gjithë miqtë e saj. Ajo thotë se nuk mund të flasë më për politikë në telefonë pasi asnjëherë nuk e di se kush po të dëgjon. Kështu që gjithmonë biseda përfundon me thënien – do të bisedojmë kur të takohemi. Shkrimtarja thotë se policia mund të arrestojë dhe të të burgosë për muaj të tërë pa ngritur akuza dhe shumë nga të arrestuarit janë thjesht kundërshtarë të qeverisë".

Qeveria nga ana e saj i kundërshton me forcë akuzat.

Shqetësimet po rriten edhe në arenën ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara fillimisht e mbështetën hetimin lidhur me konspiracionin kundër qeverisë duke e parë atë si pjesë të frymës demokratike në Turqi. Por ndërsa policia rrthoi gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut, artistët dhe akademikët në këtë çështje që vazhdon të zgjerohet, po ngrihen pikëpyetje nëse partia në fuqi ka marrë nën kontroll drejtësinë, dikur një fortesë e elitës laike, për të dënuar kundërshtarët e saj politikë./ap

XS
SM
MD
LG