Lidhje

Google përmirëson kërkimet në internet


Programet e kërkimit në internet e kanë bërë të shpejtë dhe thuajse të saktë kërkimin e informacionit. Por ky proces po bëhet gjithnjë edhe më i sofistikuar. Kërkimologjia nuk është në fjalor por përshkruan atë që Google gjithnjë mundohet të bëjë, përmirësojë teknologjinë e kërkimeve në internet. Inxhinierët e programit më të përdorur për kërkime kanë në dorë tashmë disa novacione të reja.

“Kushtëzimi i kërkimeve” u mundëson përdoruesve të kufizojnë kërkimet brenda një periudhe specifike si përshembull 24 orë. “Programi tabelor” i rendit e klasifikon në tabela rezultatet e kërkimit. Përdorimi i një algoritmi matematikor nga Google po bëhet gjithnjë edhe më i sofistikuar për mbledhjen e informatave në faqet e internetit. Zevenës presidentja, Marissa Mayer, shpjegon se si ndryshon fakti nga fantazia.

“Kemi tabela dhe struktura të ndryshme. Pastaj bëhet kontrolli i kërkimeve me faktet nëpër faqe nëse përputhen infomacionet.”

Dhe kjo është ajo që Google e quan rrota magjike, një sugjerim në formë grafike i kërkimeve të ngjashme. Megjithë këto përparime të reja, firma Google thotë se synimi i saj është që informacioni të shkojë sa më shpejt tek përdoruesi. Sipas firmës studimore Nielsen NetRating përdoruesit e internetit shpenzojnë më pak kohë në Google sesa në MSN apo YAHOO kur bëjnë kërkime, një fakt vlerësues ky për Google. Firma thotë se kërkimet në paisjet mobile si telefonat celularë përshembull, janë pjesa që po rritet më shumë. Kështu që po krijon faqe kërkimore që përshtaten me ekranet dhe tastierat e vogla.

“Për shembull në se kërkon një linjë fluturimi dalin gjithë informatat për të. Në se kërkon një restorant, del edhe numri i telefonit sepse programi e di qe t’i po përdor telefonin celular.”

Projekti i radhës për Google, harta e yjeve mbi rajonin ku ndodhesh, e cila ndryshon së bashku me zhvendosjen e pajisjes mobile.

Ndërkohë në Dubai një kompani kaliforniane ka ndërtuar për qytetin që ka gjithçka, edhe shatervanin më të madh në botë, duke mundur kështu Las Vegasin që mbante deri tani rekordin. Një kombinim artistik i ujit me muzikën dhe dritat. Ndërtimi i shatervanit zgjati një vit e gjysëm. Ai u ndërtua nga firma WET, një kompani me qendër në Kaliforni e specializuar në shatervanet vallëzues, në këtë rast vallëzim karakteristik i rajonit.Mark Fuller drejton komapaninë WET.

“Kemi kombinuar një nga elementet krysore të jetës, ujin me krijimtarinë e sofistikuar të njeriut.”

Lëvizjet e ujit janë precize sikurse një linjë kori në Broadway. Shatervani me afro 85 mijë litra ujë që shtrihet në një gjatësi sa dy fusha futbolli dhe ujin që hidhet në lartësinë e një ndërtese 50 katëshe, mban vulën e 200 milionë dollarëve.

Tashmë Dubai, qyteti që ka gjithçka, ofron një shfaqje artistike me shatervanin më të madh në botë që është bërë dritë shkëqimi në ekonominë e zymtë të këtij vendi si rezultat i rënies me 50 përqind të çmimit të pasurive të patundshme. //kh//

XS
SM
MD
LG