Lidhje

Çikago një nga kandidatët kryesorë për olimpiket 2016


Lojërat olimpike të verës së vitit 1996 në Atlanta të Giorgias ishin të fundit që u organizuan nga SHBA. Vitin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të njohur se Çikago është një nga katër qytetet e mundshme për t’u zhvilluar Lojërat Olimpike të verës së vitit 2016. Krahas me Çikagon konkurojnë edhe 3 qytete të tjera: Madridi, Tokioja dhe Rio De Zhaneiro, por Çikagoja ishte ndalesa e parë në turin për zgjedhjen e shteteve kandidate për t’u zhvilluar lojërat olimpike. Anëtarët e komisionit vlerësues shpresojnë se Lojërat Olimpike mund të rikthehen në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016.

Çikagoja, që njihet si “Qyteti me erë”, e justifikoi emrin e mirë që gëzon gjatë vlerësimit të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Olimpike. Në një ditë me shi dhe me erë, mijëra vullnetarë të komunitetit treguan pikërisht krenarinë e qytetit dhe mbështetjen e tij për Lojërat Olimpike.

Komiteti i Lojërave vizitoi stadiumin “Fusha e Ushtarit”. Pikërisaht atje do të zhvillohen lojërat olimpike, në se Çikagoja fitongarën për t’u bërë vendi ku do të zhvillohen lojërat. Ata panë po ashtu Qendrën e Konventave McCormick, ku mund të zhvillohen një numër i madh ceremonish brenda. Megjithë motin aspak të mirë, Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit Nauai El Mutawakel i dha shpresë organizatorëve të Çikagos se “Qyteti me erë” është një nga kandidatët kryesorë.

"Ne po largohemi me një përshtypje tepër të fuqishme, se gara zhvillohet e ashpër, por në fund të fundit do të ketë vetëm një fitues".

Në këtë garë, Çikagoja ka mjaft mbështetje, sidomos nga njerëzit e famshëm të qytetit dhe nga drejtuesja e famshme televizive Oprah Winfrey.

"Ne të gjithë mund të bisedojmë ndershmërisht për të theksuar madhështimë e këtij qyteti, dhe kjo është një mundësi jo vetëm për qytetarët e tij, por edhe për qytetarët e botës".

Njeriu tjetër i famshëm nga Çikagoja, Presidenti Barak Obama, regjistroi një mesazh mirëseardhjeje, për shkak se vizita e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik në qytet përkoi me vizitën së tij në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

"Dhe kur më në fund Lojërat të zhvillohen këtu, unë ju premtoj se ato do të ngrenë peshë jo vetëm shpirtin e qytetit, por edhe atë të mbarë Amerikës dhe të gjithë botës".

Këshilltarja e Presidentit Obama, Valerie Jarret dhe Sekretarja e Arsimit Arne Duncan, të dyja nga Çikago, ishin përfaqësueset e Shtëpisë së Bardhë gjatë vizitës së Komitetit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, po ashtu nga Çikagoja, u zotua për mbështetjen e Depratmentit të saj.

"Në Departamentin e Shtetit, ne do të punojmë për Lojërat Olimpike të vitit 2016 në muajt dhe vitet e ardhshme, për t’u siguruar që fillimisht, qyteti të zgjidhet për mbajtjen e Lojërave Olimpike dhe që të gjithë anëtarët e familjes Olimpike të kenë të sigurt hyrjen në SHBA me një proces të përshpejtuar".

Kryetari i Bashkisë së Çikagos, Richard Daley u tha gazetarëve se qyteti ka një mbështetje të gjerë kombëtare.

"Në të gjithë qytetin ekziston një ndjenjë, se të gjithë njerëzit me influencë, guvernatorë, ish-presidentë, ish sekretarë shteti, po e ndihmojnë procesin e garës, pra në këtë rast angazhimi nuk është vetëm në Çikago, por nëtë gjithë Amerikën".

Por ekziston shqetësim mes anëtarëve të komunitetit, se kriza e ekonomisë globale mund të dëmtojë kandidimin e qytetit.Komisioneri i Komitetit Ndërkombëtar Gilbert Felli tha se problemet ekonomike me të cilat po ndeshet Çikago i kanë edhe qytetet e tjera që kandidojnë.

"Shumë qeveri duan të investojnë në një projekt për rigjallërimin e ekonomisë, por duan edhe t’u japin shpresë njerëzve, dhe ne mendojmë se lojërat e Çikagos janë një projekt, që tashmë është bërë një paketë konkrete, diçka e shkëlqyer për t’ia prezantuar qytetarëve tanë".

Komisioni e bën të njohura vlerësimet e tij më 2 shtator. Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave e zgjedh vendin ku do të mbahen Lojërat Olimpike të 2016-ës në një takimin e tij që mbahet në Kopenhagen një muaj më pas. //iç//

XS
SM
MD
LG