Një Asamble Parlamentare rizgjodhi Horst Këhlerin për një mandat të dytë presidencial duke i dhënë kështu një fitore simbolike kancelares Anxhela Merkel para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.
Zoti Këhler, ish Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së, mbështetej nga krahu social-demokrat i zonjës Merkel si dhe nga aleatët e tyre konservatorë.
Presidenti mori vetëm votat e mjaftueshme nga një asamble speciale e cila përbëhej nga ligjvënës të Dhomës së Ulët si dhe delegatë të 16 shteteve të Gjermanisë.
Zgjedhja e zotit Këhler i ofron zonjës Merkel një fitore para zgjedhjeve të shtatorit, ku edhe ajo do të kërkojë një tjetër mandat.
Posti i Presidentit në Gjermani
nuk gëzon pushtet të vërtetë politik por Presidenti shihet si një institucion
jashtë politikave partiake. //mm//