Lidhje

Shtohet kërkesa për punë ambjentaliste


Sipas një raporti të ri të bërë publik këtë javë, numri i amerikanëve që marrin ndihmë sociale pasi kanë humbur vendet e punës ka kapur shifrën 6, 7 milion, shifra më e lartë që prej vitit 1967. Fushat e përpunimit dhe ndërtimit kanë pësuar më shumë humbje. Në të gjithë vendin ndërkaq, shumë nga amerikanët që posa kanë humbur vendet e punës, po i rikthehen bankave të shkollës dhe disa nga ata duan të jenë gati për punët e së ardhmes.

Ndërsa gjithnjë e më shumë vende pune po mbyllen, një numër në rritje i të papunëve po anashkalojnë punët në industritë tradicionale dhe po përfitojnë nga mundësitë në të ashtuqaujturin sektor ambjentalist, sektor i cili po rritet dita ditës. Met Kanepa, punëtor ndërtimi tashmë i papunë, thotë se beson se e ardhmja e tij është në energjinë diellore.

“Industria e ndërtimit është prekur shumë kohët e fundit. Unë besoj se në energjinë diellore ka mundësi të mira, ndaj dhe ndodhem këtu”.

Zoti Kaneba është regjistruar në kolegjin San Hose në luginën e famshme Silikon të Kalifornisë ku studentët mësojnë sesi të instalojnë panele diellore dhe si të riparojnë trubinat e erës.

Instruktori Metju Uelç thotë se lista për t’u futur në klasën e tij është dyfishuar.

"Kjo klasë po bëhet gjithnjë e më popullore. Energjia diellore është e ardhmja, pasi kostoja e saj do të ulet dhe kjo lloj energjie do të përdoret gjithnjë e më shumë në të ardhmen”.

Kolegjet në Kaliforni apo Florida kanë shtuar programet e trajnimit për të plotësuar kërkesën për punë ambjentaliste pjesërisht edhe falë një fondi prej 787 miliardë dollarësh të lëvruar në stimulin e qeverisë federale.

Këta studentë janë optimistë se fushata e Presidentit për të promovuar energjitë alternative dhe për të luftuar ngrohjen globale do të krijojë miliona vende të reja pune. Por kordinatori i programit, Dejvid Mekfilli thotë se studentët duhet të bëjnë durim.

"Gjërat për momentin po shkojnë ngadalë. Por shumica e punëdhënëse me të cilët kam folur thonë se shpresojnë që vera do të sjellë më shumë vende pune në këtë fushë”.

Megjithëse nga energjia ambjentaliste pritet një numër i madh vendesh të reja pune, ekonomistët thonë se papunësia ka gjasa të mbërrijë shifrën 10% para fundvitit.

Dhe këta studentë thonë se shpresojnë që do të gjejnë një vend pune kur të mbarojnë kursin e tyre pas disa muajsh. //bsa//

XS
SM
MD
LG