Lidhje

Obama: Së shpejti kandidatura për anëtarin e Gjykatës së Lartë


Presidenti Barak Obama thotë se do të bëjë të njohur së shpejti emrin e kandidatit ose kandidates për anëtar të ri të Gjykatës së Lartë, person që siç thotë ai do të ketë "aftësi të jashtëzakonshme intelektuale", por edhe që "kupton mirë problemet njerëzore".

Zoti Obama ndodhet në rezidencën presidenciale në Kamp David, për fundjavën e Ditës së të Rënëve që shënohet të hënën. Përveçse po kalon kohë me familjen, Presidenti Obama po punon gjatë fundjavës për të caktuar personin që do të propozojë si anëtarin e nëntë të Gjykatës Kushtetuese.

Në Uashington ka një interes të madh për personin që do të caktojë Presidenti për Gjykatën e Lartë. Zoti Obama thotë se një anëtari i Gjykatës së Lartë duhet të ketë një njohje të mirë të së drejtës, të vlerësojë "parimet e Kushtetutës amerikane" dhe aftësinë për "t'u vënë në pozitën e të tjerëve dhe për t'i parë gjërat me sytë e tyre". //mm//


XS
SM
MD
LG