Lidhje

Jushçenko: Ekonomia e Ukrainës është tkurrur me 20%


Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko thotë se shifrat e 3-mujorit të parë të vitit 2009 tregojnë se ekonomia e vendit është tkurrur rreth 20 për qind, duke shënuar ritmet më të shpejta të rënies në të gjithë Evropën.

Zoti Jushçenko në komentet e sotme kritikoi qeverinë e rivales së tij politike Julia Timoshenko se nuk ka marrë masat e nevojshme në përgjigje të krizës.

Po ashtu, Jushçenko citohet të ketë thënë se pagat dhe pensionet mund të vonohen, nëse nuk i bëhet një rishikim buxhetit.

Zyra e zonjës Timoshenko nuk u është përgjigjur komenteve të presidentit.

Përplasjet mes dy udhëheqësve e kanë bllokuar qeverinë, ndërkohë që industria e fuqishme e prodhimit të çelikut është goditur rëndë nga rënia e kërkesës globale. //ek

XS
SM
MD
LG