Lidhje

Basha reagon me optimizëm ndaj raportit të KE-së


Në Shqipëri ministri i jashtëm Lulëzim Basha vlerësoi me tone optimiste raportin vlerësues të komisionit europian për zbatimin e kritereve të përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndonëse sipas këtij raporti Shqipëria nuk kishte arritur ende të plotësonte objektivat në asnjërin prej katër blloqeve të çështjeve.

Sipas ministrit Basha raporti kishte vërejtur progres në të katër blloqet. Por komentet e ministrit ishin në kontrast me përfundimet e raportit, ku ekspertët e Komisionit vlerësonin se Shqipëria nuk kishte plotësuar ende kriteret e përcaktuara në asnëjrin prej katër blloqeve. Vlerësimi disi më pozitiv për Shqipërinë ishte vetëm në bllokun e katërt për cështjen e marrëdhënieve me jashtë dhe minoritetet ku përdorej një terminologji më e butë ndërsa shkruhej se Shqipëria duket se është në rrugë të drejtë për plotësimin e objektivave të këtij blloku.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit Shqipëria është renditur e fundit me Bosnjen ndërkohë që Maqedonia është i vetmi vend që i ka plotësuar të gjitha kërkesat, e ndjekur nga Mali i zi dhe Serbia që kanë përmbushur pjesën më të madhe të objektivave.

Raportet e Komisionit i janë dorëzuar Këshilit për ballkanin perëndimor, ku përfaqësohen të gjitha vendet anëtare, disa prej të cilave kanë bërë komentet e para. Me mbledhjen e komenteve nga secili vend i BE Komisioni do të përfundojë raportet të cilat do t'u dorëzohen secilit shtet te Ballkanit. //ad//
XS
SM
MD
LG