Lidhje

Australia mund të pranojë ujgurë të Guantanamos


Qeveria australiane thotë se po shqyrton mundësinë e marrjes së disa të burgosurve nga burgu i Guantanamos në Kubë.

Ministri i Jashtëm Stivën Smith konfirmoi se administrata e zotit Obama i ka kërkuar Australisë të marrë disa të burgosur dhe tha se qeveria do ta shqyrtojë këtë rast në mënyrë individuale për çdo të burgosur.

Australia kishte kundërshtuar dy kërkesa të mëparshme nga ish presidenti Xhorxh Bush në lidhje me këtë çështje.

Sipas gazetës australiane Sydney Morning Herald, Australia po shqyrton mundësinë e marrjes së 17 ujgurëve etnike që po mbahen në Guantanamo.

Myslimanët e Kinës u lejuan të liroheshin nga burgu që në vitin 2003, por Shtetet e Bashkuara thonë se ata nuk mund të kthehen në atdhe, pasi Kina mund t’i torturojë ata. Qeveria amerikane po kështu po përpiqet që ata të mos kthehen në Shtetet e Bashkuara. //ek

XS
SM
MD
LG