Lidhje

Urdhër për konfiskimin e fotografive të një feste të Berluskonit


Një prokuror italian ka urdhëruar konfiskimin e fotografive të marra në një festë tek një vilë e Kryeministrit Silvio Berluskoni në Sardenjë.

Zoti Berluskoni i kishte kërkuar një zyrtari për mbrojtjen e jetës private të bllokonte botimin e fotografive pasi ato dhunonin të drejtën private të të ftuarve.

Fotografitë e bëra nga një fotoreporter nga Sardenja ishin bërë tek një mbrëmje për Vitin e Ri të organizuar nga zoti Berluskoni. Media italiane njoftoi se në festë merrnin pjesë shumë vajza të reja.

Në fillim të javës zoti Berluskoni e mohoi se kishte pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një vajzë minorene.

Udhëheqësi italian është vënë në qendër të kritikave për marrëdhënien me modelen 18 vjeçare Noemi Leticia që kur mori pjesë në ditëlindjen e saj në Napoli muajin e kaluar.

Gruaja e zotit Berluskoni ka kërkuar divorcin duke përmendur si arsye prirjen e tij për t’u afruar me gra të bukura. //kk//

XS
SM
MD
LG