Lidhje

Kryqi i Kuq: Situata në zonat e luftës në Pakistan alarmuese


Kryqi i Kuq i ka dhënë fund vlerësimit të parë të nevojave humanitare për banorët e luginës Suat, ku, siç u tha, situata është alarmante.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se dje se është tepër i shqetësuar mbi fatin e civilëve në luginën Suat, ku ushtria pakistaneze po zhvillon luftë kundër luftëtarëve talibanë.

Punonjësi i Kryqit të Kuq Daniel O’Malli tha se njerëzit ndodhen të bllokuar prej javësh në zonën e luftës, ku ushqimi është i pakët, nuk ka ujë, energji elektrike apo edhe naftë për gjeneratorët.

Zoti O’Malli drejtoi ekipin e kësaj organizate në vizitën e parë në Suat që kur ushtria pakistaneze nisi ofensivën muajin e kaluar.

Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit tha se trupat qeveritare do të përfundojnë operacionet e tyre kundër luftëtarëve talibanë në luginën Suat dhe zonat përreth gjatë dy tre ditëve të ardhshme.

Ministri Sied Athar Ali tha dje gjatë një takimi me ministrat e mbrojtjes në Singapor se vetëm 10% e operacioneve në luginën Suat ka mbetur pa u përmbushur.

Por, zoti Ali shprehu shqetësim mbi dështimin e trupave të koalicionit për të krijuar stabilitet përgjatë kufirit me Afganistanin.

Ndërkohë zyrtarë të zbulimit të Pakistanit thanë sot se trupat qeveritare kanë vrarë të paktën 40 militantë talibanë përgjatë kufirit afgan. Zyrtarët thanë se të paktën dy ushtarë qeveritarë humbën jetën në jug të Uaziristanit.

Ditën e djeshme, ushtria pakistaneze shpalli fitoren kundër lufëtarëve talibanë në qytetin kryesor Mingora të luginës Suat. //ek//


XS
SM
MD
LG