Lidhje

Amerikanët pakësojnë shpenzimet nga frika e papunësisë


Konsumatorët amerikanë shkurtuan shpenzimet në muajin prill, pasi shtimi i papunësisë dhe shqetësime të tjera i nxitën që të shtojnë kursimet.

Sipas raportit të publikuar sot nga Departamenti i Tregtisë, shpenzimet ranë 0.1 përqind, muaji i dytë radhazi që shënon rënie.

Ekonomistët ndjekin me vemendje nivelin e shpenzimeve të konsumatorëve sepse kërkesat e tyre përbëjnë dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Në të njejtën kohë, raporti i një grupi të pavarur të biznesit thotë se edhe sektori i prodhimit vazhdoi të tkurret, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë.

Një raport tjetër i qeverisë mbi ndërtimet përmban nota më optimiste, duke treguar se shpenzimet për ndërtimet u rritën 0.8 përqind në muajin prill, rritja më e madhe që nga gushti i vitit të kaluar.//lk


XS
SM
MD
LG