Presidenti amerikan Barak Obama thotë se përgjegjësia fiskale është një element kyç për kujdes shëndetësor të përballueshëm për amerikanët.
Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, zoti Obama njoftoi se ai po propozonte reformat për programet shëndetësore falas dhe për të moshuarit që do të shkurtonin koston e këtyre programeve me 313 miliardë dollarë.
Ai tha se kursimet do të bëhen të mundura duke pasur më pak njerëz pa sigurime shëndetësore, duke rritur sasinë e barnave që paguhen nga kompanitë farmaceutike dhe duke i krijuar lehtësi mjekëve që të minimizojnë procedurat, pa sakrifikuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.
Zoti Obama tha se këto kursime do të ndihmojnë për të balancuar koston shtesë afatshkurtër të nevojshme për reformë të gjithanshme shëndetësore. Presidenti Obama tha se në planet afatgjata reforma e kujdesit shëndetësor do t’i pakësojë shpenzimet e buxhetit. //ek