Lidhje

SHBA: Vendim i ri i Gjykatës së Lartë


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi sot se personat e shpallur fajtorë nuk gëzojnë të drejtën kushtetuese për analiza gjenetike për të provuar pafajësinë e tyre.

Gjykata hodhi sot poshtë me 5 vota kundër dhe 4 pro kërkesën e William Osborne nga Alaska, i shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje 15 vjet më parë.

Aktualisht 44 shtete amerikane dhe qeveria federale kanë ligje që u njohin të drejtën të burgosurve të bëjnë analizat e ADN-së pasi të jenë shpallur fajtorë.

Analiza të tilla kanë çuar në shpalljen e pafajësisë për të paktën 232 të burgosur në Shtetet e Bashkuara, të cilët vuanin dënimin për vrasje, përdhunime apo krime të tjera të dhunshme.

Po dje, Gjykata e Lartë mori një vendim që ka të ngjarë t’ua bëjë më të vështirë punonjësve të provojnë se janë diskriminuar për shkak të moshës.

Me 5 vota pro dhe 4 kundër, gjykata vendosi se akt-paditë për diskriminim në bazë moshe duhet të provojnë se mosha ishte arsyeja kryesore për pushimin e punonjësit, dhe jo thjesht një ndër arsyet. (ze)

XS
SM
MD
LG