Lidhje

Greqi: Hapet Muzeu i ri i Akropolit


Greqia po hap Muzeun e ri të Akropolit, pas vonesave prej disa vjetësh.

Në muzeun e ri ndodhen pjesët e mbetura të skulpturës murale të Parthenonit dhe skulptura të tjera të Akropolit. Greqia ftoi udhëheqës politikë dhe zyrtarë muzeumesh nga e gjithë Evropa në ceremoninë madhështore të hapjes që po mbahet sot në mbrëmje, pjesërisht për të ushtruar presion ndaj Britanisë për rikthimin e objekteve antike të marra nga një ambasador britanik në shekullin e 19-të.

Ambasadori, kishte pretenduar që Perandoria otomane që në atë kohë sundonte Greqinë i kishte dhënë leje që t’i merrte skulpturat prej mermeri. Më pas ai ia shiti ato muzeut britanik.

Greqia këmbëngul se ambasadori i kishte arritur t’i merrte skulpturat me rryshfete dhe kërkon kthimin e tyre të menjëhershëm. Britania ka ofruar kthimin e një pjese të koleksionit si hua për tre muaj, por ministri grek i kulturës e ka refuzuar ofertën. //mm//
XS
SM
MD
LG