Lidhje

Reformimi i sistemit global financiar, konferencë e OKB-së


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u bëri thirrje vendeve të grupit G-8 që të respektojnë angazhimet e tyre për të ndihmuar vendet në zhvillim dhe të mos pakësojnë ndihmat në një kohë që ato nevojiten më shumë.

Zoti Ban i bëri këto komente në konferencën e 3- ditëshe të 126 vendeve, që janë mbledhur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për reformimin e sistemit global financiar.

Disa studiues thonë se vendet në zhvillim po vuajnë, por janë përjashtuar nga “klubet ekskluzive” të vendeve të zhvilluara si Grupi i Tetëshes.

Një organizatë ndërkombëtare paraqiti sot një analizë deri diku optimiste për ekonominë. Organizata për Bashkëpunimin dhe dhe Zhvillimin Ekonomik me seli në Paris tha se recesioni më i rëndë në 60 vjet po stabilizohet. Organizata tha se rritja ekonomike në 30 vendet anëtare të saj do të tkurret më pak se pritej për këtë vit, ndërkohë që parashikon një rritje të vogël për vitin 2010. (ze)

XS
SM
MD
LG