Lidhje

Shqipëri: Përurohet segmenti Rrëshen-Kalimash i rrugës së re


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përuroi të enjten segmentin kyç Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës. Kjo rrugë lidh Kosovën me Shqipërinë, me portin e Durrësit.

Zoti Berisha tha se kjo rrugë nuk do t’u shërbejë vetëm shqiptarëve, por edhe të gjithë popujve të Ballkanit. Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së përurimit ku mori pjesë edhe kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdohan.

Segmenti 60 kilometërsh i autostradës me 4 korsi u ndërtua nga një konsorcium amerikano-turk, i përbërë nga Korporata amerikane Bechtel dhe ajo turke Enka.

Rruga lidh Durrësin me pikën kufitare të Morinit dhe më pas ajo do të shtrihet më tej deri në Prishtinë.//bsa

XS
SM
MD
LG