Lidhje

Madoff, 150 burgim për mashtrime financiare


Bernard Madoff, njeriu që pranoi se kishte organizuar mashtrimin më të madh financiar në historinë amerikane, u dënua me 150 vjet burgim. Mijëra vetë humbën miliarda dollarë në skemën e tij të investimeve. Disa prej tyre dëshmuan edhe sot në gjyq. Disa folën me zemërim e të tjerë duke qarë. Shumë prej tyre thanë se Madoff i rrënoi ata financiarisht dhe i kërkuan gjykatësit që ta dënonte atë me një afat të gjatë burgimi. Madof i joshi investitorët në skemën e tij duke u thënë se u siguronte përqindje të mëdha fitimi. Në fakt, me paratë që merrte nga investitorët e fundit, ai paguante të parët, duke krijuar përshtypje të rreme se ata kishin patur përfitime të ndjeshme.

XS
SM
MD
LG