Presidenti grek, Karolos Papulias tha se Serbia e ka vendin në Bashkimin Europian dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zoti Papulias ishte dje në Beograd për një takim me presidentin serb Boris Tadiç.
Presidenti grek tha se Serbia meriton një vend në Bashkimin Europian. Ai e quajti Beogradin partner strategjik që mund të japë një kontribut të madh për qendrueshmërinë dhe zhvillimin në Ballkan.
Zoti Papulias bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje në Kosovë bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare.
Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Zoti Tadiç e quan qendrimin e Greqisë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Serbinë. Sipas tij, kjo provon se Europa nuk është kundër serbëve.