Lidhje

Banka Europiane - 128 milion dollarë për Malin e Zi


Mali i Zi nënshkroi me Bankën Europiane të Investimeve një marrëveshje për një kredi 128 milion dollarëshe e cila do ta ndihmojë vendin të përballojë recesionin ekonomik.

Banka Europiane tha se paratë do të përdoren për të ndihmuar bankat malazeze të financojnë bizneset e vogla që janë prekur rëndë nga kriza ekonomike globale.

Paratë do të investohen gjithashtu në projekte për mbrojtjen e mjedisit.

Banka tha se zyrtarët e Malit të Zi i kishin kërkuar ndihmë për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së vendit që dikur ishte në lulëzim.

Banka Europiane e Investimeve është një degë e Bashkimit Europian.

XS
SM
MD
LG