Lidhje

Tajlenoli prek mëlçinë. Mbipesha dhe kanceri në pankreas


Tajlenoli kundër dhimbjeve mund të dëmtojë mëlçinë

Tajlenoli (Tylenol) që përdoret shpesh kundër dhimbjeve mund të shkaktojë dëme të rënda të mëlçisë. Në këtë kuadër, agjencia e ushqimeve dhe barnave bën thirrje për një kujdes më të madh ndaj përdorimit të këtij ilaçi, por ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar.

Margarlit Ratner merrte tajlenol për t’u çliruar nga dhimbjet e migrenës dhe kurrë nuk e tejkaloi dozën e rekomandueshme. Por pas disa kohësh, mjekët i thanë se ajo kishte nevojë për një mëlçi të transplantuar.



Acetaminofen njihet si Tylenol dhe si Paracetamol. Doktor Robert Broun pranë qëndrës mjekësore Kolumbia thotë se ky ilaç është popullor sepse është mjaft i efektshëm në krahasim me barnat e tjera kundër dhimbjeve, dhe gjithashtu nuk rëndon në stomak dhe thuajse pa asnjë pasojë anësore kur merret në dozë të përshtatshme.

Por cila është doza e përshtatëshme. Shkencëtarët thonë se Tajlenoli në doza të larta mund të shkaktojë dëme të rënda në mëlçi, madje edhe vdekje. Në formë tableti, taljanol rekomandohet 500 miligram në çdo 4 ose 6 orë. Një grup shkencëtarësh pranë universitetit të Kalifornisë në San Diego thotë se kjo dozë është shumë e lartë dhe rekomandojnë që tajlanoli të shitet vetëm me recetë. Ata rekomandojnë gjithashtu që barnat Percocot dhe Vicodin të hiqen nga tregu. Këto dy barna jepen me recetë kundër dhimbjeve dhe përmbajnë tajlenol. Por shkencëtarët të tjerë shqetësohen se një masë e tillë do të pakësontë aftësinë e mjekëve për të trajtuar pacientët në rast dhimbjesh të mëdha. Ata thonë se këto barna nuk duhet të hiqen nga tregu, por pacientët dhe mjekët duhet të tregohen më të përgjegjshëm në marrjen e tyre. Ndërkohë, agjencia që kujdeset për cilësinë e ushqimeve dhe barnave po i shqyrton këto rekomandime dhe një vendim pritet të merret pas disa muajsh.

Mbipesha gjatë adoleshencës dhe kanceri në pankreas

Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore gjatë periudhës së adoleshencës lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri në pankreas në moshë të rritur.

Kanceri në pankreas është i vështirë të diagnostikohet. Në shumicën e rasteve ky lloj kanceri zbulohet vonë dhe vdekja prej tij bëhet e pashmangëshme. Por shkencëtarët thonë se kjo sëmumbje mund të parandalohet në se njerzëzit kontrollojnë peshën e tyre trupore. Doktor Muhamet Kalan pranë universitetit Xhorxh Uashington, thotë se kanceri në pankreas mund të jetë zhvilluar shumë kur shenjat e para të tij bëhen të dukëshme dhe analizat rutinë të gjakut për zbulimin e këtij kanceri në fazën e herëshme nuk janë tepër të efektshme. Një tjetër arsye e diagnostimkimi të vonuar të kancerit në pankreas është se ky organ mbulohet pjesërisht nga stomaku, prandaj edhe nuk mund të shihet gjatë skanimeve të ndryshme. Kur kanceri në pankreas është në fazat fillestare, e vetmja kurë është operimi. Por kur ky kancer diagnostikikohet, atëherë është tepër vonë, sepse ende nuk ekziston ndonjë kurë.

Shkencëtarët në qëndrën Anderson për kërkime në fushën e kancerit, pranë universitetit të Teksasit, thonë se kanë zbuluar një lidhje midis peshës trupore dhe kancerit në pankreas. Sipas tyre, personat mbi peshë trupore janë më në rrezik nga kanceri në pankreas. Gjatë marrjes në pyetje të rreth 800 personave, ata zbuluan se njerëzit që në moshën rinore kishin qene mbipeshë kishin dy herë më shumë të ngjarë të prekeshin nga kanceri në pankreas sesa ata persona të cilët si adoledhentë kishin patur një peshë trupore normale. Gjithashtu gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se tek personat që kishin qënë mbipeshë gjatë periudhës së adoleshencës, kanceri në pankreas diagnostikohej 2 deri 3 vjet më vonë sesa te personat e tjerë që gjatë rinisë kishin peshë trupore normale. Lidhja midis peshës trupore dhe kancerit në pankreas, thuhet në studim, ishte më e theksuar tek burrat sesa tek gratë, dhe më e theksuar tek ata që pinin duhan sesa tek ata që nuk e pinin.

Lexo dhe komento - http://astritlulushi.wordpress.com/


XS
SM
MD
LG