Lidhje

Haga hedh poshtë kërkesën e Karaxhiçit për tërheqjen e akuzave


Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës hodhi poshtë një mocion të ish udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç për të hequr dorë nga gjykimi i çështjes së tij, për shkak të një marrëveshjeje për imunitetin e tij, që pretendon të ketë arritur me negociatorin amerikan, ambasadorin Richard Hollbruk.

Karaxhic përballet me 11 akuza për gjenocid dhe akuza të tjera lidhur me luftën në Bosnje-Hercegovinë në vitet 90.

Në vendimin prej 30 faqesh të gjykatës sot, thuhej se edhe në se zoti Hollbruk ka bërë marrëveshjen, ajo nuk do të ishte ligjërisht detyruese, sepse Karxhiç nuk ka treguar që i dërguari amerikan veproi nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit.

Amabasdori Hollbruk e ka mohuar vazhdimisht një marrëveshje të tillë.

XS
SM
MD
LG