Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se institucionet e vlerësimit të rezultateve duhet të punojnë jashtë presioneve.
Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Kryeministri Berisha la të kuptohet se me disa deklarata që ka bërë, kryetari socialist Edi Rama përpiqet të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen në zgjedhje.
Zoti Berisha tha gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar por ishin komisionerët socialistë ata që, sipas tij, i lejuan vetes të përdorin dy standarde.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni ditën e martë në emisionin televiziv Ditari.