Lidhje

Iran: Ish kandidati i opozitës bën thirrje për unitet kombëtar


Një nga kandidatët e opozitës për president në Iran po bën thirrje për unitet kombëtar.

Mohsen Rezai tha se Irani mund të gjendet përballë disintegrimit politik, në qoftë se nuk zgjidh mosmarrëveshjet për rezultatin e zgjedhjeve të qershorit.

Ish komandanti i Gardës Revolucionare publikoi një deklaratë në faqen e tij të Internetit dje, në të cilën u bën thirrje të gjithë kandidatëve të mundur që të bashkëpunojnë me Presidentin Mahmud Ahmadinexhad.

Zoti Rezai përfundoi i treti në zgjedhjet e 12 qershorit nga të cilat doli fitues Presidenti Ahmadinexhad.

Fillimisht ai ishte mes protestuesve të opozitës, të cilët thanë se votat ishin manipuluar. Megjithatë, më pas ai i tërhoqi ankesat.

Mosmarrëveshjet për rezultatin e zgjedhjeve u bënë shkak për përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurimit në ato që konsiderohen si trazirat më të rënda në vend që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Në fund të qershorit, Këshilli i Lartë i Klerikëve të vendit vendosi të njohë rezultatin e zgjedhjeve, megjithë parregullsitë e votimeve në 50 distrikte. //ii

XS
SM
MD
LG