Lidhje

Obama: Hetime mbi vrasjen e 2,000 të burgosurve talebanë


Presidenti amerikan Barak Obama ka dhënë urdhër të zhvillohen hetime mbi njoftimet se aleatët e amerikanëve mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e gati dy mijë të burgosurve talebanë në Afganistan.

Gjatë një interviste që transmetohet sot në rrjetin televiziv CNN, zoti Obama thotë se i ka kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare të mbledhë fakte, dhe se pastaj do të marrë vendimin për rrugën që do të ndiqet.

Gazeta Nju Jork Tajms njoftoi të premten se FBI-ja, Departamenti i Shtetit dhe Kryqi i Kuq kishin bërë thirrje për hetime në lidhje me vrasjet, por administrata e ish presidentit Xhorxh Bush nuk kishte ndërmarrë masa meqenëse gjenerali Abdul Rashid Dostum paguhej nga CIA në atë kohë.

Dostum dhe luftëtarët e tij akuzohen për vrasjen e gati dy mijë të burgosurve talebanë që u dorëzuan pak pas ndërhyrjes në Afganistan në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG