Lidhje

Shqipëri: Socialistët marrin një tjetër mandat për parlamentin e ri


Partia Socialiste mori sot një tjetër mandat për në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përfundim të numërimit të disa kutive të qarkut të Fierit, miratoi sot tabelën përmbledhëse të rezultatit duke i njohur socialistëve mandatin e nëntë në këtë qark.

Partia Demokratike tha sot se do ta ankimojë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor. Socialistët nga ana tjetër kanë bërë edhe një sërë ankimesh për Tiranën, Shkodrën dhe Beratin.

Në këtë të fundit ata pretendojnë një tjetër mandat. Por Komisioni Qendror e rrëzoi kërkesën e tyre.

XS
SM
MD
LG