Lidhje

Sotomajor: Prejardhja ime nuk do të ndikojë në vendimet e mia


Kandidatja e caktuar nga presidenti Obama për postin e anëtares së gjyklatës së lartë, Sonia Sotomajor, thotë se nuk do të lejonte që pikëpamjet e saj personale, simpatitë ose prejardhja e saj etnike të ndikojnë në vendimet e saj nëse konfirmohet për në gjykatën e lartë. Megjithëse ajo pritet të konfimohet, në ditën e dytë të seancave të komisionit të senatit për çështje juridike, gjykatësja Sotomajor iu përgjigj një numri pyetjesh nga ana e senatorëve.

Senaca e djeshme i dha mundësi gjykatëses Sotomajor që t'u përgjigjej me hollësi kritikave nga ana e republikanëve që thonë se disa prej deklaratave të saj në të kaluarën lënë të kuptohet se ajo do të lejonte etnicitetin ose pikëpamjet e veta personale të ndikonin në vendimet që do të merrte si anëtare e gjykatës e e lartë.

Kryetari i Komisionit, senatori demokrat Patrik Leahy, i kërkoi gjykatëses Sotomajor të shpejgonte komentet që kishte bërë gjatë një simpoziumi në vitin 2001 kur pati thënë se një latine e zgjuar mund të marrë vendim më të mirë sesa një i bardhë që nuk ka të njëjtën përvojë jetese.

Gjykatësja Sotomajor tha se këto komente ishin bërë për një grup të përbërë kryysisht nga gra avokate, dhe student hispanikë, me qëllim për t'i frymëzuar ata.

"Unë betohem para jush, se nuk besoj se ndonjë grup etnik, racor a gjinor ka përparësi në marrjen e një vendimi bazuar në gjykim të drejtë. Unë besoj se çdo person ka mundësi të barabarta për t'u bërë një gjykatës i mirë, pavarësisht nga prejardhja ertnike apo përvoja jetësore" - tha ajo

Pas kësaj, anëtari i Komisionit, senatori republican Jeff Session i tha gjykatëses se ajo vazhdimisht e ka përsëritur këtë deklaratë dhe i kërkoi të shpjegonte se si mund ët jetë e mundur që përvoja jetësore, gjinia, apo prejardhja etnik e racore nuk mund të kenë rëndësi. Gjykatësja Sotomajor tha se ajo beson se përvoja jetësore ka rëndësi në procesin e gjykimit në aspektin se e ndihmon njeriun të dëgjojë me vemendje dhe të kuptojë, por është ligji që e drejton gjykatësin drejt fakteve që lidhen me çështjen.

Senatorët gjithashtu e pyetën gjykatësen Sotromajor nëse beson në vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 1973 mbi të drejtën e gruas për abortin. Zonja Sotomajor iu përgjigj se e drejta vetiake që përfshihet në kushtetutë, është një bazë ligjore për të drejtën e gruas për të zgjedhur abortin.

Nëse konfirmohet nga komisioni për çështje juridike dhe nga i gjithë Senati, zonja Sotomajor do të bëhej hispanikja e pare dhe gruaja e tretë në historinë amerikane që zgjidhet në gjykatën e lartë prej 9 anëtarësh. //mm//


XS
SM
MD
LG