Lidhje

Vazhdojnë debatet për procesin e ankimimeve në KQZ


Në Shqipëri vazhdojnë procedurat e ankimimeve për procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Komisioni qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Socialiste dhe asaj Demokristiane për qarkun e Shkodrës dhe pranoi një ankimim të Partisë Demokartike për këtë qark. Proceset e ankimimit po ushqejnë debatet dhe tensionin politik. Partia Socialiste akuzoi sërish sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po komandohet nga kryeministri Sali Berisha ndërsa sulmoi këtë të fundit edhe për vendimin e djeshëm mbi ndërtimin e një parku industrial në Durrës.


XS
SM
MD
LG