Lidhje

SHBA: Masa në përgatitje për rishfaqjen e virusit H1N1


Qeveria amerikane ka caktuar rreth 350 milion dollarë për të ndihmuar në përgatitjen e vendit ndaj visursit H1N1, si të jetë sezon gripi. Zyrtarët amerikanë thonë se një vaksinë për virusin H1N1 mund të jetë e gatshme përpara tetorit, përpara se stina e gripit të nisë në hemisferën veriore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka llogaritur se më shumë se 400 vetë kanë vdekur nga virusi H1N1 nga 90 mijë raste të konfirmuara. Në qershor OBT e shpalli përhapjen e virusit, si epidemia e parë në më shumë se 40 vjet. Drejtoresha e përgjithshme e OBT, Margaret Çan tha së fundmi se përhapja mbarë botërore e virusit H1N1 ose gripit të derrave, është e pashmangshme.

“Mjafton që të shfaqet një virus epidemik dhe përhapja në shkallë botërore është e pashmangshme”.

Së fundmi, në vendet e hemisferës jugore ka nisur sezoni i gripit. Kili, Argjentina dhe Australia po përballen me një numër të madh rastesh.

Sekretarja e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Kathlin Sebelius u tha agjencive qeveritare të çdo niveli që të përgatiten për t’u mbrojtur nga virusi H1N1 si të jetë sezon gripi.

“Ne nuk e dimë saktësisht se si do të shfaqet virusi gjatë sezonit të gripit në vjeshtë, por vëzhgimet i kanë bërë shkencëtarët që të besojnë se impakti i virusit mund të jetë më i keq këtë vjeshtë ose dhe më herët”.

Virusi i gripit H1N1 u përhap në SHBA nga Meksika në muajin prill dhe deri në fund të vitit shkollor në qershor, nga prania e virusit ishin mbyllur më shumë se 700 shkolla.Zyrtarët në një takim të nivelit të lartë që u mbajt kohët e fundit këtu në Shtetet e Bashkuara, kanë theksuar se shkollat duhet të gjejnë një mënyrë që të edukojnë fëmijët që nuk marrin pjesë në mësim dhe bizneset duhet të mësohen që të përballen me mungesë të punonjësve në numër të madh.Virusi vazhdon të përhapet në SHBA ndonëse zyrtarisht sezoni i gripit mbaroi në mars.

Sekretarja Sebelius tha se spitalet duhet të planifikojnë një mbingarkesë me pacientë gjatë sezonit të gripit.

“Samiti nuk është që të ngjallim panik. Është që të jemi të përgatitur”.

Një pjesë e mirë e përgatitjes janë dhe këkimet për një vaksinë. Dr. Anthoni Fauçi kryeson kërkimet për sëmundjet infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit.

“Mund të them me konfidencë se do të kemi një vaksinë e cila do të jetë vendimtare këtë vjeshtë”.

Dr. Fauçi thotë se vaksina nuk do të përdoret në publik derisa të jetë e sigurt. Provat tek njerëzit do të nisin në muajin gusht. Shkencëtarët do të vendosin më tej se sa vaksina duhet të prodhohen dhe sa doza kanë nevojë njerzit.Zyrtarët theksojnë se ka kufizime në atë që ata mund të bëjnë, madje dhe me vaksinën më të mirë apo mjekimin antigrip.

Ata përsërisin shpesh edhe përgjegjësinë që ka vetë publiku.

“Lani duart dhe kollituni me kujdes”Dr. “Flakini shamaitë e përdorura dhe kur jeni të sëmurë, mos përhapni mikrobet tuaja, duke dalë në vende publike".

XS
SM
MD
LG