Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe arsenalet bërthamore


Presidentët Obama dhe Medvedev ranë dakord mbi pikat bazë të një traktati për zevendësimin e traktatit Start 1 që skadon më 5 dhjetor. Traktati Start 1 u përgatit në vitet 1980, u nënshkrua më 1991 nga presidentët Xhorxh Herbert Walker Bush dhe Mickail Gorbaçov dhe hyri në fuqi në vitin 1994. Ky është një prek traktateve më të ndërlikuar në historinë e marrëveshjeve mbi pakësimin e armëve bërthamore.

Drejtori i organizatës jo qeveritare për kontrollin e Armëve, Daryll Kimball përshkruan arsenalat e tanishme strategjike të të dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë të dislokuara 2 mijë e 200 mbushje bërthamore, dhe 1 mijë e 100 sistemet për hedhjen e tyre. Rusia ka afro 2 mijë e 700 mbushje të tilla të dislokuara, dhe 700 sisteme hedhëse.

Eksperti i kontrollit të armëve, Steve Andersen pranë universiteit të Minesotës, thotë se presidentët Obama dhe Medvedev ranë dakord për të pakësuar numrin e këtyre mbushjeve dhe sistemeve hedhëse.

Ata randë dakord që secila palë të bisedojnë për të patur një numër afersisht prej 1500 deri 1675 mbushje bërthamore dhe një numër nha 500 deri 1 mijë e 100 sisteme për hedhjen e tyre. Këto janë pikat e përgjithëshme rreth të cilave do të përqëndrohen bisedimet mes ekspertëve amerikanë e rusë për traktatin e ri.

Eksperti Marshall Goldman pranë universitetit Harvard thotë se marrëveshja e arritur në Moskë është modeste.

E rëndësishme është që ata arritën një marrëveshje, sepse nëse kjo nuk do të ishte arritur, atëherë të dy vendet do të hynin në një garë aqrmatimesh, gjë që nuk është në interesin e asnjërës palë.

Por marrëveshja është paraprake, prandaj ekspertët pohojnë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Steve Andersen thotë se ndër një numër çështjesh që duhen zgjidhur është vërtetimi i çdo pike të traktatit Start 1 që do të përfshihet në traktatin e ri. Çështja tjetër është se në ç’mënyrë do të numërohen mbushjet e përcaktuara dhe si do të ndahet ky numër me atë të sistemeve hedhëse.

Ekspertët përfaqësues në këtë bisedime po shpejtojnë t’a kenë gati traktatin deri më 5 dhjetor, kur skadon traktati i tanishëm Start 1. Në fakt që të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, traktati i ri duhet të jetë gati brenda shtatorit ose tetorit pasi duhet të ratifikohet nga edhe parlamenti rus dhe nga Senati amerikan, thotë eksperti Andersen. Ndërsa eksperti Kimball thotë se nëse bisedimet ose procesi i ratifikimit zgjatet përtej datës 5 dhjetor, të dy vendet duhet të bien dakord për shtyrjen e afatit të traktatit Start 1 deri në përgatitje të traktatit të ri. (ze)

XS
SM
MD
LG