Lidhje

Papa Benedikti del nga spitali pas operacionit


Papa Benedikti doli nga spitali në qytetin Aosta të Italisë veriore, ku bëri sot operacion pasi theu kyçin e dorës.Papa përshëndeti njerëzit që e shikonin ndërsa hyri në makinë e u largua nga spitali.

Zyrtarët e spitalit në qytetit Aosta thanë se operacioni, që u bë me anestezi lokale, shkoi mirë. Papa do ta mbajë dorën në allçi për një muaj.

Në një deklaratë të Vatikanit thuhej se udhëheqësi 82 vjeçar i Kishës Katolike e theu kyçin e dorës pasi u rrëzua gjatë natës në vendpushimin Les Combes në Alpet e Italisë.

Megjithatë Papa tha meshën e ditës dhe hëngri mëngjes para se të shkonte në spital për operacionin. Një zëdhënës i Vatikanit tha se plaga nuk ishte serioze dhe se nuk pritet të ndikojë tek orari i Papës për sa i përket paraqitjeve publike në atë pjesë të vendit.//kh//

XS
SM
MD
LG