Trafiku i femrave për qëllime prostitucioni vazhdon të mbetet një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare.
Viktimat e këtij trafiku vazhdojnë të vuajnë pasojat që ka shkaktuar shfyrytëzimi nga rrjete kriminale.
Disa agjenci qeveritare dhe jo qeveritare në Shqipëri përpiqen të afrojnë ndihmë për trajtimin e tyre.
Policia shqiptare ka arritur të frenojë trafikun e qenieve njerëzore në bregdetin e Vlorës, ndërsa shumë plagë njerëzore në këtë qytet vazhdojnë të jenë ende të hapura.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Raimond Kola,
bisedoi në Shqipëri me një nga viktimat e trafikut.