Lidhje

Rama: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Beratin, "skandaloz"


Kryetari socialist Edi Rama akuzoi Kolegjin Zgjedhor i cili dje vendosi të rrëzonte kërkesën e Partisë Socialiste për rivlerësim të votave në disa qendra votimi në qarkun e Beratit.

Sipas zotit Rama, i cili e quajti "skandaloz" vendimin, Kolegji është vënë nën trysninë e kryeministrit dhe nuk dha drejtësi por thelloi, siç u shpreh ai, padrejtësinë ekstereme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj Partisë Socialiste. Kjo parti pretendonte që me rivlerësimin e fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme do të mund të merrte një mandat më shumë në Berat.

Zoti Rama i cili kishte paralajmëruar mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve në rast se partisë së tij i mohohej e drejta e vërtetimit të perrgullsive serioze që sipas socialistëve kanë karakterizuar procesin zgjedhor të 28 qershorit, sot u duk se e korrigjoi shënjestrën. Ai foli vetëm për mundësinë e mosnjohjes së legjitimitetit të qeverisë dhe konstestimin demokratik, siç tha ai, me të gjitha mjetet që opozita ka në dorë, të asaj që e cilësoi si maskaradë elektorale.

Ndërkaq sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Drejtësi për Integrim për rinumërim dhe rivlerësim të disa qendrave të votimit në qarkun e Fierit. //ii

XS
SM
MD
LG