Ligjvënësit britanikë publikuan një raport ku bëhej thirrje që qeveria të zhvillonte bisedime me faktorë të moderuar brenda grupit militant palestinez Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës.
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Britanik tha se politika e tanishme për të mos folur me Hamasin nuk po sjell rezultate.
Raporti i publikuar sot përforcon rekomandimin e komisionit të bërë para dy vitesh.
Britania dhe vende të tjera perëndimore refuzojnë të kenë kontakte me Hamasin për shkak se ky i fundit nuk pranon të heq dorë nga dhuna, të njohë Izraelin apo të pranojë marrëveshje të përkohshme paqeje.
Nga Katërshja e paqes për Lindjen e Mesme ku bëjnë pjesë Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vetëm Rusia mban kontakte me Hamasin.
Komisioni britanik thotë se procesi i paqes që kërkon Katërshja do të jetë i vështirë të arrihet nëse nuk do të ketë më shumë bashkëpunim nga ana e Hamasit.
Komisioni thoshte se është i shqetësuar se Katërshja nuk ka arritur t’i japë Hamasit stimuj të mjaftueshëm për ta ndryshuar qëndrimin e tij.//lk
Ligjvënësit britanikë publikuan një raport ku bëhej thirrje që qeveria të zhvillonte bisedime me faktorë të moderuar brenda grupit militant palestinez Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës.
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Britanik tha se politika e tanishme për të mos folur me Hamasin nuk po sjell rezultate.
Raporti i publikuar sot përforcon rekomandimin e komisionit të bërë para dy vitesh.
Britania dhe vende të tjera perëndimore refuzojnë të kenë kontakte me Hamasin për shkak se ky i fundit nuk pranon të heq dorë nga dhuna, të njohë Izraelin apo të pranojë marrëveshje të përkohshme paqeje.
Nga Katërshja e paqes për Lindjen e Mesme ku bëjnë pjesë Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vetëm Rusia mban kontakte me Hamasin.
Komisioni britanik thotë se procesi i paqes që kërkon Katërshja do të jetë i vështirë të arrihet nëse nuk do të ketë më shumë bashkëpunim nga ana e Hamasit.
Komisioni thoshte se është i shqetësuar se Katërshja nuk ka arritur t’i japë Hamasit stimuj të mjaftueshëm për ta ndryshuar qëndrimin e tij.