Lidhje

SHBA rigjallërojnë përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe botës arabe


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Assad sot në Damask, pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për paqe në rajon.

Zoti Mitchel tha se takimi ishte miqësor dhe konstruktiv. Diplomati amerikan tha se presidenti Obama është i vendosur të ndihmojë në arritjen e një paqe të qëndrueshme mes Izrelit dhe fqinjëve të tij arabë.

Ai tha se paqja është e vetmja mënyrë për të garantuar stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e rajonit dhe për këtë duhet që si arabët ashtu edhe izraelitët të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Miçell tha se një nga synimet afatshkurtëra ishte rifillimi i negociatave mes Sirisë dhe Izraelit.

Siria ndërpreu bisedimet e paqes me Izrelin pasi ky i fundit ndërmori një ofensivë ushtarake kundër grupit militant palestinez Hamas dhjetorin e kaluar.

Zoti Miçell udhëtoi sot për në Izrael ku u takua me Ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak në Tel Aviv. I dërguari amerikan do të udhëtojë edhe në territoret palestineze.//lk

XS
SM
MD
LG