Ajo tha se edhe aleatët e Phenianit, Kina dhe Birmania janë angazhuar për sanksione kundër tij.
Sekretarja Klinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duan të angazhohen në dialog edhe me Iranin, pavarësisht nga problemet pas zgjedhjeve të fundit presidenciale të Teheranit.Sekretarja Klinton po i dërgon një mesazh të përbashkët Phenianit dhe Teheranit: hiqni dorë nga përpjekjet për armë bërthamore dhe rikthehuni në negociata.
Zonja Klinton, që sapo është kthyer nga Azia, tha në një intervistë në televizionin NBC se Koreja e Veriut është më e izoluar se kurrë më parë. Ajo tha se qeveria e Koresë së Veriut duhet ta kuptojë se bota është e bashkuar dhe nuk do të ketë shpërblim për sjellje të keqe.
“Ne vazhdojmë të këmbëngulim që Koreja e Veriut të rikthehet në tryezën e negociatave, të jetë pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare që do të çojë tek çnuklearizimi”.
Ajo vuri në dukje bashkëpunimin e fortë mes vendeve të angazhuara me çështjen koreano-veriore. Ajo përmendi veçanërisht Kinën, e cila është organizatorja e bisedimeve në Pekin. Ajo tha se Kina ka mbajtur veçanërisht një qëndrim pozitiv dhe produktiv.
“Ne jemi shumë të kënaqur me angazhimin e tyre për sanksionet dhe mesazhet private që i kanë transmetuar koreano-veriorëve”.Sekretarja e Shtetit u pyet edhe për parashikimet për një dialog me Iranin, për programin e tij bërthamor.
Ajo tha se nuk shihte ndonjë konflikt interesi në përpjkjet për negociata me udhëheqësit e Iranit, pavarësisht nga problemet pas zgjedhjeve të fundit presidenciale atje.“Po t’i hedhësh një vështrim në histori, madje historisë së afërt, ku ne kemi negociuar me shumë qeveri, të cilat ne nuk besonim se përfaqësonin vullnetin e popullit të tyre. Mjaft të kujtosh të gjitha negociatat me Bashkimin Sovjetik, apo suksesin në bisedimet me Kinën komuniste”.
Javën e kaluar, zonja Klinton foli në terma jo shumë të qarta për krijimin e një ombrelle bërthamore për mbrojtjen e aleatëve të Lindjes së Mesme ndaj një sulmi të mundshëm bërthamor iranian.Ajo nuk pranoi të jepte hollësi gjatë intervistës dhe theksoi se nuk kishte dashur të aludonte se një Iran me armë bërthamore është një realitet i pashmangshëm.
Ajo tha se udhëheqësit e Iranit duhet ta kuptojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i lejojnë kurrë që të zhvillojnë armë bërthamore.
“Së pari ne do të bëjmë të pamundurën që ta parandalojnë atë nga marrja në dorë e armëve bërthamore. Por përpjekjet e tyre janë të kota”.
Në të njëjtën kohë, zonja Klinton i kërkoi Izraelit që t’i lejojë politikës amerikane në Iran më shumë kohë për të funksionuar.Izraeli shihet si një nga objektivat kryesore të programit iranian të armëve bërthamore dhe ekziston frika se izraelitët mund të ndërmarrin një goditje parandaluese.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se Izraeli ka të drejtën për të qenë i sigurt. Ne besojmë gjithsesi se ky qëndrim që ne po mbajmë premton realizimin e objektivave tona të përbashkëta”.Zonja
Klinton vuri në dukje se zyrtarë të lartë amerikanë do të takohen me udhëheqës
izraelitë ditët e ardhshme dhe do të dëgjojnë shqetësimet e tyre. //kk//