Lidhje

Rama: Projekti politik i socialistëve në zgjedhje nuk ka dështuar


Në Shqipëri kryetari në detyrë i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se projekti i tij politik i paraqitur në zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka dështuar.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve nuk ishte shprehje e vullnetit të lirë të shqiptarëve, duke deklaruar edhe një herë se zgjedhjet ishin mbajtur me deformime serioze.

Zoti Rama, mandati i të cilit si kryetar u ndërpre dje në respekt të statutit të partisë mohoi mundësinë se qëndrimet e ndryshme të shfaqura dje në asamble rrezikojnë të përçajnë grupin parlamentar. Ai tha se aksioni politik i socialistëve do jetë realizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG