Lidhje

Ish presidenti Bush: Mesazh i qartë Phenianit për çarmatim


Ish presidenti amerikan Xhorxh W. Bush u bëri thirrje pesë vendeve të përfshira në bisedimet për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut t’i dërgojnë një mesazh të qartë Phenianit që t’i japë fund programit të tij bërthamor.

Zoti Bush i bëri komentet sot gjatë një forumi ekonomik në ishullin Jeju të Koresë së Jugut. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut, Kina, Japonia dhe Rusia duhet t’ia bëjnë të qartë Koresë së Veriut pasojat që do të ketë nëse vazhdon t’i sfidojë rezolutat e OKB-së.

Ish presidenti amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e transparencës dhe verifikimit gjatë procesit të çarmatimit bërthamor.

Raundi i fundit i bisedimeve gjashtë-palëshe të çarmatimit në Kinë dhjetorin e kaluar përfundoi me problemin e mënyrës si do të bëhej verifikimi i çnuklearizimit të Koresë së Veriut. Që atëherë, Pheniani ka zhvilluar një provë bërthamore dhe ka hedhur disa raketa. Veprimet e tij provokative kanë rritur shqetësimin ndërkombëtar mbi stabilitetin e rajonit./ap.

XS
SM
MD
LG