Lidhje

Mesiç dënon mizoritë e luftrave ballkanike të viteve 90


Presidenti kroat Stipe Mesiç dënoi mizoritë e kryera kundër serbëve të vendit gjatë konfliktit që pasoi shpalljen e pavarësisë së vendit nga ish Jugosllavia.

Udhëheqësi kroat tha se dënon pa hezitim, të gjitha krimet e kryera gjatë konfliktit. Ai i bëri komentet sot në qytetin jugor Knin të Kroacisë gjatë ceremonisë që shënonte 14-vjetorin e operacioneve ushtarake kroate të spastrimit në zonat e banuara nga serbët. Knini ishte qendra administrative i shtetit të vetshpallur që kishin krijuar serbët e Kroacisë.

Presidenti serb Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë dje së bashku me refugjatë serbë të Kroacisë nderuan viktimat e ofensivës gjatë një ceremonie në Kishën e Shën Markut në Beograd. Operacionet kroate detyruan qindra mijëra serbë të ikin në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi.

Tre gjeneralë kroatë ndodhen në gjyq në Hagë për krime lufte kundër serbëve gjatë këtyre operacioneve.

XS
SM
MD
LG