Qeveria amerikane thotë se numri i njerëzve që paraqitën dokumentet e papunësisë për marrjen e kompensimeve ra javën e kaluar.
Departamenti i Punës tha të enjten se kërkesat u pakësuan me 38 mijë javën e fundit të korrikut. Megjithatë, Departamenti tha se numri i njerëzve që marrin përfitime afatgjatë të papunësisë u rrit me 69 mijë, duke kapur shifrën e 6,3 milionëve.
Administrata e Presidentit Obama
po i përdor fondet nga paketa e stimujve prej 787 milionë dollarësh për të
krijuar vende pune dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza. Një nga këshilltaret
ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë i doli sot në mbrojtje planit, duke thënë se ai
ka ndihmuar në zbutjen e rënies ekonomike. Këshilltarja Kristina Romer e krahasoi
paketën e stimujve me ilaçet dhe tha se ajo e ka stabilizuar ndjeshëm rënien e
lirë që ka pësuar ekonomia. Ajo parashikoi rimëkëmbjen ekonomike në gjysmën e
dytë të vitit.//lk