Lidhje

Një çift serb i Kosovës gjendet i vdekur në një fshat në lindje të vendit


Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se dy persona të përkatësisë kombëtare serbe janë gjetur të vdekur në rrethana të pasqaruara në një fshat në lindje të Kosovës. Një zëdhënës i policisë tha se një çift bashkëshortor është gjetur i vdekur, në shtëpinë e tyre në fshatin Partesh të komunës së Gjilanit.

Policia tha se po zhvillon hetime intensive për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së bashkëshortëve. Burimet vendase të informimit thanë se fjala është për Trajanka dhe Bogdan Petkoviç të moshës 58 dhe 64 vjeçare.

Ndonëse policia ende po kryen hetimet, zyrtarët serb thanë se bëhet fjalë për një veprim të dhunshëm me motive etnike. Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic ka kërkuar që hetimet rreth rastit të zhvillohen nga një grup i paanshëm ndërkombëtar, në mënyrë që, sipas tij, të zbulohet e vërteta në këtë krim.

Fshati Partesh që ndodhet rreth pesë kilometra në jug të Gjilanit është i banuar në tërësi me serbë etnik.//kk//

XS
SM
MD
LG