Dy monumente fetare në jug të Shqipërisë janë vënë në qendër të interesimit të specialistëve të trashëgimisë, vendas dhe të huaj. Manastiri i Mesopotamit dhe Xhamia e Rusanit paraqesin vlera të rralla të Kulturës shqiptare dhe një harmoni të bashkëjetesës ndërfetare disa qindra vjeçare. Arkitektët thonë se po përpiqen t'i shpëtojnë dy monumentet dhe t'i kthejnë ata në qendra të rëndësishme turistike. Korrespondenti ynë Raimond Kola përgatiti kronikën.