Lidhje

Kosovë: Policia heton vrasjen e një çifti serb


Në Kosovë, zyrtarë të policisë thanë se po zhvillojnë hetime intensive për ndriçimin e rrethanave të vrasjes së dy personave të përkatësisë kombëtare serbe në fshatin Partesh të komunës së Gjilanit në lindje të Kosovës. Deri tani, ende nuk dihen autorët apo motivet e mundshme të kësaj vrasjeje, ndërkohë që policia ka bërë thirrje që të mos paragjykohet asgjë derisa të përfundojnë hetimet. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG