Presidenti amerikan Barak Obama udhëtoi sot për në Guadalahara për takimin e tij të parë me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë.
Zoti Obama, presidenti meksikan Felipe Kalderon dhe kryeministri kanadez Stivën Harpër pritet të diskutojnë një sërë çështjesh të ndryshme.
Gripi i derrit, tregtia, imigracioni dhe droga do të diskutohen sonte gjatë darkës dhe në takime zyrtare nesër.
Kanadaja është partnerja kryesore tregtare e Shteteve të Bashkuara. Meksika është e treta.
Të dy fqinjët ka të ngjarë të ngrenë shqetësimin se planet e Uashingtonit për rimëkëmbjen ekonomike po dëmtojnë bizneset në vendet e tyre.
Ata e kanë kritikuar klauzolën e “blerjes së mallrave amerikane” që u kërkon projekteve publike të financuara nga paketa stimuluese të përdorin materiale të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. //bsa//